Synohet të përdoret 5G brenda vitit 2025

14 Shtator 2016 - 12:27      

Bashkimi Europian kërkon ta bëjë teknologjinë e gjeneratës së pestë të telekomunikacionit të disponueshme anembanë bllokut, duke pasur lidhje “wireless” falas në çdo qytet dhe vend publik, brenda dekadës së ardhshme.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha të mërkurën se ekzekutivi i BE-së synon të përhapë teknologjinë 5G brenda vitit 2025, duke thënë se ky zhvillim do të krijonte rreth dy milionë vende pune në mbarë Europën.

Ai iu drejtua ligjvënësve, duke thënë se çdo qytet europian dhe çdo shesh i rëndësishëm apo vend publik duhet të ketë qasje falas në internetin pa kabllo, të paktën deri në vitin 2020, transmeton TCH.

Juncker bëri thirrje për më shumë investime në internetin e shpejtësisë së lartë, duke shtuar se “bizneset duhet të planifikojnë investimet e tyre në Europë për 20 vitet e ardhshme”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...