Samsungu në fund të shtatorit lanson zëvendësuesin e Note 7

10 Shtator 2016 - 10:33      

Samsungu ka njoftuar se do të lansojë zëvendësuesit e Galaxy Note 7 më 21 shtator në Australi.

Këto pajisje janë zëvendësimet e para për Galaxy Note 7 që do të lansohen si pjesë e programit të tërheqjes nga Samsungu.

Kompania ofroi ndërrimin e telefonave ose kthimin e parave të shpenzuara për Galaxy Note 7, por dega e Samsungut në Australi ka menduar për zëvendësuesit e pajisjes që po eksplodon shkaku i baterisë.

“Dëshirojmë të falënderojmë klientët tanë për durimin dhe u kërkojmë falje për problemet. Ne kemi punuar shumë që t’ua kthejmë atyre pajisjen e mrekullueshme Galaxy Note 7 që të vazhdojnë të kënaqen”, ka thënë Richard Fink, zëvendëspresident i Samsung Electronics Australia.

“Prioriteti ynë është siguria e klientëve tanë, prandaj ne kemi punuar shumë që të sigurojmë zëvendësuesin e Note 7 sa më shpejtë që të jetë e mundur. Pajisjet e reja do të dalin në shitje më 21 shtator”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...