GoPro Hero 5 me mundësi që të incizojë video 8K

9 Shtator 2016 - 21:08      

Përderisa kamera GoPro Hero 4 ka filluar të dalë në treg, specifikat e kamerës së ardhshme kanë filluar të spekulohen.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga GoPro për kamerën e ardhshme Hero 5, por faqe të ndryshme të teknologjisë kanë publikuar specifika të ndryshme të kësaj kamere.

Sipas Yibadas, Hero 5 do të jetë në gjendje që të incizojë video me rezolucion 8K, por vetëm deri në 30 frames për sekondë për shkak të limitimeve teknike të harduerit, transmeton Koha.net.

Në dispozicion do të jetë edhe incizimi i videove 4K me 60 frames për sekondë për pamjet e ngadalësuara me detaje të shkëlqyera. Kurse ata që duan të incizojnë video me kualitet 1080p mund ta bëjnë atë me 240 frames.

Spekulohet se Hero 5 do të ketë një procesor më të mirë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...