Kufjet e iPhone 7 zemërojnë fansat

8 Shtator 2016 - 21:23      

Kufjet e reja të iPhone 7 janë më të përfolurat 24 orë pas prezantimit zyrtar të pajisjes nga ana e Apple.

Në internet ka reagime të ndryshme, por ajo që vërejnë më shumë, të paktën forumet teknolgjike, është pakënaqësia.

Apple ka hequr nga përdorimi portin e kufjeve te iPhone 7. Në vend të këtij porti, gjiganti amerikan ka lansuar kufjet wireless AirPods.

Risinë e Apple për të sjellë kufje me wireless, por me bateri dhe që komunikojnë me pajisjen e telefonit përmes valëve infrared, më pak kritikët e kanë quajtur të guximshme, të tjerë të parakohshme, ndërsa disa si “bllof”, transmeton TCH.

Në disa forume, si në “MacRumours” këshillojnë të gjithë fansat e Apple që të mos e blejnë iPhone 7, por të presin pasardhësin e tij shtatorin e ardhshëm.

iPhone 7 u prezantua ditën e mërkurë në San Françisko nga kreu i Apple Tim Cook. Kompania krenohet duke deklaruar se ky telefon është telefoni më i mirë i prodhuar ndonjëherë prej saj.

Ka përmirësime të ndjeshme në çdo pjesë, që nga bateria, ekrani, kamerat, procesori dhe vjen në dy versione, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...