Specifikat e orës së re Apple Nike+ [foto]

8 Shtator 2016 - 09:44      

Apple me prezantimin e orës së re të mençur Apple Watch Series 2, gjithashtu kanë prezantuar një version të ri të kësaj pajisje të dizajnuar për vrapuesit, të quajtur Apple Watch Nike+, transmeton koha.net.

Apple Watch Nike+, është zhvilluar në bashkëpunim me Nike dhe vjen me shumë karakteristika të dizajnuara posaçërisht për vrapuesit.

Kjo orë e mençur, si të gjitha orët e Apple të serisë 2, kanë GPS për të ndjekur ritmin gjatë vrapimit, distancën dhe rrugën, kështu që përdoruesit nuk kanë nevojë që të marrin iPhonin kur vrapojnë.

Ora ka ekranin më të shndritshëm që ka bërë Apple ndonjëherë, dhe nuk ka rëndësi nëse është shumë diell apo vranët , përdoruesit mund ta shohin atë, ndërsa edhe është rezistent ndaj ujit, deri në 50 metra thellësi, transmeton koha.net.

Apple Watch Nike+, ka dy fytyra ekskluzive të inspiruar nga stili ikonik i Nike, të cilat mund të personalizohet duke përdorur aplikacionet si: Activ Rings, Heart Rate, Stopwatch dhe Weather, të cilët i ndihmojnë përdoruesve të informohen mbi kohën, rrahjet e zemrës e gjëra të ngjashme.

Modeli 38 mm i Apple Watch Nike+ kushton 369 dollarë ndërsa modeli 42mm kushton 399 dollarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...