Specifikat zyrtare të iPhone 7

7 Shtator 2016 - 19:15      

Apple ka lansuar telefonat e rinj iPhone 7 dhe 7 Plus, specifikat e të cilëve janë konfirmuar gjatë prezantimit të tyre.

Kompania amerikane ka vendosur të heq portin e kufjeve. Tash kufjet mund të lidhen në telefon përmes portit për mbushjen e baterisë.

Ekrani i iPhone 7 është 4.7-inç, i përbërë nga alumini, por identik me iPhone 6S.

Veçoria e iPhone 7 është edhe ngjyra e zezë që rikthehet në linjën e kompanisë amerikane. Kamerat e dyfishta janë 12-megapixel dhe vjen me sensorë 60 për qind më të shpejtë se iPhonët e kaluar. Kamera ballore e telefonit është 5 MP.

Apple gjithashtu ka konfirmuar se iPhone 7 do të funksionojë me sistemin iOS 10.

iPhone 7 do të kushtojë 649 dollarë kurse iPhone 7 Plus 769 euro.


Lansohet iPhone 7

Shefi i Apple, Tim Cook, ka prezantuar telefonin e ri iPhone 7. Pajisja e re është përshkruar si “telefoni më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë nga Apple” dhe posedon një dizajn të jashtëzakonshëm. Telefoni është i përbërë nga alumini dhe rezistent ndaj ujit.


iPhone 7 Plus me dy kamera

Pak minuta para prezantimit, kanë rrjedhur fotografitë e telefonit të ri iPhone 7 Plus. 

Telefoni i ri i Apple-it do të jetë rezistent ndaj ujit dhe do të ketë dy kamera kryesore. Kamerat do t’ia mundësojnë telefonit që të kap fotografi me rezolucion të lartë dhe do të ketë zoom dy herë më shumë sesa telefonat e mëparshëm.


Apple lanson orën Watch Series 2

Gjiganti Apple ka lansuar gjeneratën e re të orëve të mençura. Pajisja e dorës Watch Series 2 është rezistente ndaj ujit. Përdoruesit mund të futen deri në 50 metra nën ujë.


PokemonGo pjesë e orës Apple Watch

Videoloja më e famshme për momentin, PokemonGo është inkuadruar si aplikacion në orën e mençur Apple Watch 2. Aplikacioni i famshëm është prezantuar së bashku me orën e re të Apple-it.


Apple lanson veçorinë “Real Time Collaboration”

Gjiganti Apple është përkujdesur edhe për edukimin e nxënësve, duke prezantuar veçorinë “Real Time Collaboration”, e cila mundëson që një grup nxënësish apo studentësh të punojnë në një projekt në të njëjtën kohë. 

Veçoria e aplikacionit iWork mund të përdoret nga shumë kompjuterë, iPhone dhe iPad në të njëjtën kohë. Ata mund të punojnë në projekte duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin në të njëjtën kohë.


Super Mario inkuadrohet në App Store [video]

Apple në bashkëpunim me Nintendon kanë lansuar videolojën e famshme të Super Marios në App Store.

Lansimi i aplikacionit të Super Marios është bërë pak minuta para se Apple të lansojë telefonat iPhone 7 dhe 7 Plus.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...