7 Shtator 2016 - 18:48
Shkencëtarët kanë pohuar se guri, i njohur si 2004 BO41, “do të kalojë në afërsi të tokës” gjatë kësaj pasdite.
Por nuk është shumë për tu shqetësuar, pasi “do të kaloj afër tokës”, në fakt nuk është edhe aq afër, pasi larg nga toka do të jetë 7.3 milionë milje (që është 30 herë më larg se hëna), raporton daily star, transmeton koha.net.
Njihet sikur “afër tokës” thjesht për shkak të madhësisë gjigante të Universit tonë.
Por NASA ka konfirmuar edhe për një asteroid tjetër më të vogël që do të kalojë afër tokës me shpejtësi prej 50 mijë kilometra në orë.
Guri i vogël, i njohur si QL44, është 61 metra i gjatë dhe pritet të godasë tokën me 17 shtator, por NASA kanë pohuar se ata janë shumë të “pasigurt” me drejtimin e tij.
Ekspertët thonë se nëse ky meteor do të godiste ndonjë qytet me madhësi të Londrës do të kishte ndikim shkatërrues si të godisnin disa bomba bërthamore njëherësh.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...