7 Shtator 2016 - 14:48
LG V20 është një fablet me ekran të veçantë të dyfishtë, i cili është i ndërtuar nga alumini i lehtë dhe silikoni ku falë këtyre dy materialeve, V20 është i mbrojtur kundër thyerjes apo goditjes, transmeton Koha.net. V20 kaloi testin MIL-STD Transit Drop Test, që nënkupton se telefoni ende mund të punojë edhe nëse bie në tokë, në pozicione të ndryshme, disa herë rresht nga një lartësi prej 1.2 metra.
LG V20 vjen me ekran 5.7-inç IPS Quantum me rezolucion prej 2560 1440 pikselë dhe ekran sekondar prej 160 x 1040 pikselë, procesor Snapdragon 820, 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme UFS 2.0.
Sa i përket kamerës, V20 vjen me kamerë kryesore dy lente (njëra prej 16 megapikselë dhe tjetra prej 8 megapikselë), si dhe me kamerën e përparme prej 5 megapikselë.
Gjithashtu, LG V20 ofron mbështetje për lidhjen Wi-Fi 802.11ac, Bluetooth 4.2 LE, NFC, LTE Cat. Po ashtu, vjen edhe me baterinë prej 3.200 mAh, portin për USB-C, sensorin për gjurmë të gishtave, zërimin Hi-Fi Quad DAC, si dhe punon me sistemin operativ më të fundit Android 7.0 Nougat.
Ky telefon do të lansohet edhe në Kore këtë muaj dhe në javët e ardhshme edhe në rajonet tjera.
LG V20 do të jetë në dispozicion me ngjyrë titani, argjendi dhe rozë.
Ndërkaq, sa i përket çmimit të LG V20, ende nuk është zbuluar.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...