SHBA po heton Rusinë për hakim të zgjedhjeve presidenciale

6 Shtator 2016 - 22:41      

Inteligjenca dhe agjencitë e sigurisë raportohet se janë duke hetuar nëse Rusia ka nisur një mision të gjerë për të penguar zgjedhjet në SHBA gjatë nëntorit, transmeton koha.net.

Zyrtarët besojnë se Rusia është duke shpërndarë dezinformata dhe ka hakuar sisteme politike të SHBA-së në përpjekje për të minuar besimin në zgjedhjet e ardhshme, sipas Washington Post.

Hetuesit nuk kanë një provë definitive, e cila tregon për këtë operacion të Rusisë, por ka “shqetësime domethënëse”, sipas Washington Post, i cili citon një burim anonim nga inteligjenca, transmeton koha.net.
Përpjekjet ruse nuk kanë synuar në veçanti zgjedhjet në SHBA, por është si pjesë e një kampanje të tyre globale, sipas burimeve të Post.

Ky raport i hetimeve vjen pas një rrjedhje të madhe të të dhënave të Komitetit Nacional Demokratik gjatë qershorit, ku WikiLeaks ka publikuar rreth 19 mijë emaile të tyre.

FBI është duke hetuar këtë rrjedhje, ndërsa zyrtarët kanë drejtuar gishtin nga Rusia si burim i këtij hakimi, por ata kanë mohuar një gjë të tillë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...