Pas telefonave, frigoriferët po bëhen… “smart”!

6 Shtator 2016 - 16:43      

Berlin, 6 shtator – Një frigorifer me sistem operati, njësoj si një kompiuter personal, është një nga kuriozitetet e radhës që shfaqet në IFA (Internationale Funkausstellung Berlin) 2016, panair i teknologjisë që zhvillohet çdo vit në Berlin, një nga më të vjetrit dhe të rëndësishmit në Evropë dhe botë.

Këtë frigorifer e ka prodhuar kompania koreanojugore LG, e famshme për prodhimin e televizioneve dhe smartfonëve, dhe quhet “Smart Instaview Door-in-Door Fridge” që është i pajisur me sistemin Windows 10 dhe Cortana, respektivisht sistemi operativ dhe asistenti virtual i prodhuar nga kompania amerikane “Microsoft”.

Në derën e frigoriferit ka një ekran me prekje, madje nëse troket ky ekran bëhet gjysmë transparent dhe mund të shohësh çfarë ka brenda pa qenë e nevojshme për ta hapur.

Përveç kësaj ka aplikacione të posaçme për të shënuar datën e skadencës së ushqimeve apo edhe sasinë e kalorive.

Në IFA, LG ka paraqitur edhe një televizor me teknologji Oled 4K të gjeneratës së fundit që sipas kompanisë “ofron një kontrast të pafund për të zezën dhe ngjyrat perfekte”.

Ky televizor bashkë me frigoriferin, një lavatriçe dhe një pastrues të ajrit hynë në linjën “LG Signature”, me të cilën kompania koreanojugore synon të prodhojë produkte elektroshtëpiake të dobishme të ndërthurura me artin dhe teknologjinë më të fundit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...