5 Shtator 2016 - 14:42
Natyrisht, kjo tërheqje do të ketë një ndikim të fortë financiar në gjigantin e teknologjisë, por sa është shifra?
Kur është pyetur në lidhje me këtë ndikim financiar, kreu i departamentit për smartfonë në Samsung, Koh Dong-Jin, vetëm tha se kjo është një “shumë marramendëse”, raporton GSM Arena, transmeton Koha.net.
Sipas analistëve, tërheqja do t’i kushtojë Samsungut diku rreth një miliard dollarë. Kjo nuk është një shumë e vogël. Ajo ende përfaqëson më pak se 5 për qind të të ardhurave neto të parashikuara nga kompania jug-koreane për këtë vit. Po ashtu, gjasat janë që edhe kompania e cila ka furnizuar Samsungun me bateritë me defekte (emri i të cilës nuk është zbuluar) të përkrah një pjesë të kostos së tërheqjes.
Për ata që nuk e dinë, rreth 70 për qind të Galaxy Note 7 ishin furnizuar me bateritë nga “Samsung SDI Co.”, ndërsa pjesa e mbetur [30 për qind] nga kompania kineze prodhuese e baterive “Amperex Technology”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...