Lansohet zyrtarisht Meizu M3 Max

5 Shtator 2016 - 12:03      

Kompania e njohur kineze Meizu, sot ka lansuar smartfonin e saj të ri.

I quajtur M3 Max, smartfoni vjen me procesor 1.8 GHz MediaTek Helio P10 me tetë bërthama, grafikën Mali T860, si dhe me ekran 6-inç Full HD.

Gjithashtu, vjen edhe me 3 gigabajt të RAM memories dhe 64 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 4.100 mAh që mbështet veçorinë për karikim të shpejtë, transmeton Koha.net. Sa i përket kamerës, M3 Max vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë. Po ashtu, ky smartfon i ri te butoni “Home” ka të vendosur sensorin për gjurmë të gishtave.

Me dimension 163.4 x 81.6 x 7.94 mm dhe peshë prej 189 gramë, M3 Max punon me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow i bazuar në Flyme OS 5.2, si dhe ofron mbështetje për dy SIM kartela hibride dhe për lidhjen 4G VoLTE.

Sa i përket ngjyrave, Meizu M3 Max është në dispozicion në version me ngjyrë ari, argjendi, gri dhe ari-rozë.

Meizu M3 Max është lansuar sot në Kinë dhe kushton rreth 255 dollarë, por shitja e tij edhe në tregjet tjera do të fillojnë nga 15 shtatori, ndërsa para-porositë për të do të fillojnë nga 12 shtatori.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...