Apple sjell iCloud-in me 2 terabajt

3 Shtator 2016 - 12:21      

Kompania Apple gjatë javës së ardhshme pritet të lansojë telefonat e rinj iPhone 7 dhe 7 Plus. Së bashku me pajisjet e reja do të nis funksionimin edhe hapësira e memories iCloud me 2 terabajt.

Gjiganti amerikan më parë ofronte 1 terabajt për 9.99 dollarë në muaj, ndërsa hapësira me 2 TB do të kushtojë 19.99 dollarë në muaj.

Këto oferta Apple pritet t’i nis me lansimin e iPhonëve të rinj në një konferencë për media që do të mbahet javën e ardhshme.

Modeli më i thjeshtë i iPhone 7 do të ketë 32 gigabajt në vend të 16 ndërsa modeli më i fuqishëm do të ofrojë 256 gigabajt në vend të 128 gigave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...