Google shuan Nexusin, krijon një brend të telefonave

2 Shtator 2016 - 18:17      

Google për një kohë të gjatë është duke punuar në telefonat e ri Nexus dhe siç raportohet emri i pajisjeve do të jetë Pixel.

Më parë ishte raportuar se pajisjet e reja janë duke u prodhuar nën kodin Sailfish dhe Marlin, por tani thuhet se dy telefonat janë duke u zhvilluar me një emër Pixel.

Android Police raporton se Google ka vendosur të shuajë brendin Nexus për telefona dhe pajisjet e reja pritet t’i quajë Pixel.

Telefoni me ekran 5-inç pritet të quhet Pixel ndërsa telefoni me 5.5-inç do të lansohet me emrin Pixel XL.

Google ka përdorur brendin Pixel për tabletet me rezolucion të lartë dhe tani për herë të parë ka vendosur që me këtë emër t’i quajë edhe telefonat e rinj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...