1 Shtator 2016 - 15:50
Në Indi kompanitë kanë zgjedhur strategjinë e ofrimit telefonave të tyre më një çmim të lirë. Një kompani e sapodalë në treg e quajtur ChampOne, thotë se do ta shesë telefonin e saj të parë C1 Android për vetëm 7 dollarë. Telefoni ka një ekran HD 12 cm, RAM 2GB dhe kamerën para 8-megapiksel.
Në faqen e saj, ChampOne thotë se konsumatorët që do ta blejnë celularin që ditën e parë të nxjerrjes së tij me 2 Shtator, do të mund ta marrin atë për 7 dollarë. Ndërsa pas kësaj ai do të shitet 120 dollarë. Për të marrë pjesë në shitjen e ditës së parë të gjithë duhet të regjistrohen më parë në faqen e kompanisë.
Kjo nuk është hera e parë që një kompani përpiqet të tërheqë vëmendjen në blerjen e produkteve të saj të para. Një kompani indiane e quajtur Ringing Bells shiti në Shtator celularin e saj gjatë ditës së parë të lançimit vetëm për 3.5 dollarë, ndërsa në Prill, Docoss shiti celularin Docoss X1 për 10 dollarë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...