24 Gusht 2016 - 09:13
Në këtë faqe, NASA do të publikojë të gjitha studimet e bëra deri më tani, sigurisht, me përjashtim të atyre që janë vlerësuar se mund të cenojnë sigurinë kombëtare.
Për momentin janë 850 artikuj të hedhur në bazën e të dhënave në këtë faqe, ndërsa brenda një viti NASA thotë se do të ngarkohen të gjitha dosjet e tjera, transmeton TCh njoftimin.
Përveç kureshtjes së njerëzve, NASA shpreson që me publikimin e këtyre studimeve të marrë edhe ndonjë dorë ndihmë.
“Publikimi i këtyre studimeve nuk bën gjë tjetër veçse pasuron akoma më shumë kërkimet tona. Si shkencëtarë dhe inxhinierë mund të na ketë shpëtuar ndonjë detaj, sado i vogël qoftë ai, ndaj kjo shpresojmë të na ndihmojë”, thotë Ellen Stofan, shefe e sektorit shkencor të Agjencisë.
Në të njëjtat gjurmë duket se po ecën edhe ESA, Agjencia Hapësinore Europiane, e cila i ka vendosur objektiv vetes publikimin e studimeve të kryera ndër vite brenda vitit 2020.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...