23 Gusht 2016 - 18:21
Vitin e kaluar, Samsung ka zbuluar modelin e bazuar në S6, SM-W2016, ndërsa tani SM-W2017 “Veyron” po vjen për të pushtuar tregun ku njerëzit duan një telefon me kapak të modës së vjetër dhe specifika moderne, transmeton Koha.net.
Veyron është shfaqur në uebfaqen e njohur “Geekbench” dhe sipas kësaj uebfaqe, ky telefon i ardhshëm i modës së vjetër do të vijë ekran 4.2-inç Super AMOLED (brenda dhe jashtë), procesor Snapdragon 820, 4 gigabajt RAM memorie, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 6.0.1.
Sa i përket kamerave, Samusng Veyron pritet të vijë me kamerën kryesore prej 12 megapikselë me OIS dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...