Lansohet zyrtarisht Samsung Z2

23 Gusht 2016 - 15:38      

Siç është pritur, Samsung Z2 është lansuar zyrtarisht sot, kështu duke u bërë smartfoni i tretë me sistemin operativ Tizen që do të “godasë” tregun.

Samsung Z2 vjen me procesor Spreadtrum me katër bërthama, me ekran 3.97-inç, 1 gigabajt RAM memorie dhe 8 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 1.500 mAh, transmeton Koha.net.

Sa i përket kamerave, ky telefon ka kamerën kryesore prej 5 megapikselë ndërsa ajo e përparme është VGA. Z2 punon me sistemin operativ Tizen 2.4 dhe ofron mbështetje për lidhjen 4G LTE.

Gjithashtu, Samsung Z2 do të vjen me aplikacionin My Money Transfer, një aplikacion përmes të cilit mund të transferoni paratë, opsionin S Bike Mode si dhe me mbështetje për 12 gjuhët regjionale.

Ndërkaq sa i përket çmimit, Samusng Z2 mund ta blini për rreth 70 dollarë, ndërsa do të jetë në dispozicion në version me ngjyrë ari, të zezë dhe të kuqe.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...