23 Gusht 2016 - 12:02
Përmes rekomandimit, Totozani kërkon marrjen e masave të shpejta për parashikimin e blerjes së aparaturave për matjen e rrezatimit jojonizues, të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë efektive nga ana e zyrës së Mbrojtjes nga Rrezatimet, në buxhetin e përcaktuar për ISHP-në, mundësisht brenda këtij viti ose maksimalisht për vitin 2017.
“Cështja e rrezatimeve që përhapen prej antenave, stacione bazë të telefonisë celulare është sensitive, dhe shpesh ngre pikëpyetje të mëdha për objektivitetin e vlerësimit të treguesve të rrezatimit, rast pas rasti, nga ekspertët e pavarur të fushës. Në këtë situatë, pas disa vitesh aktiviteti, është e papranueshme që Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimet të mos përmbushë dot plotësisht standardet bazë të monitorimit në terren, për shkak të mungesës së aparaturave që masin rrezatimin jojonizues”, thuhet në njoftimin zyrtar.
AP vlerëson se mungesa e pajisjeve për ZMR-në nuk mundet dhe nuk duhet parë thjesht si një çështje teknike, por si një element që cënon kryerjen dhe përmbushjen e një shërbimi publik dhe që rrjedhimisht cënon të drejtat e njeriut që synohen të garantohen përmes këtij shërbimi, që lidhen me mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...