Google lëshon sistemin e ri operativ

22 Gusht 2016 - 20:33      

Google ka nisur qarkullimin e sistemit më të ri operativ Android 7.0 Nougat.

Huawei Nexus 6P, LG Nexus 5X, Motorola Nexus 6, HTC Nexus 9, Asus Nexus Player, Google Pixel C dhe General Mobile 4G janë pajisjet e para që do të marrin sistemin e ri operativ.

Lansimi vjen pak muaj pasi Androidi i ri u lëshua në versionin Beta.

Android 7.0 do të plasohet për më shumë pajisje gjatë javëve në vijim.

Sistemi i ri operativ sjell mundësinë e zgjedhjes së më shumë lokacioneve dhe gjuhëve, 72 emotikone të reja, funksione të reja që e bëjnë më të lehtë kalimin nga një aplikacion në tjetrin, mundësi më të mira për të kursyer baterinë kur jeni në rrugë si dhe shumë opsione të reja.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...