20 vjet Smartphone, një histori suksesi

22 Gusht 2016 - 09:57      

Miliarda njerëz në mbarë botën nuk mund të imagjinojnë më jetën pa një smartphone. Ato ekzistojnë tashmë qysh prej 20 vjetësh. Në një shkrim DW sjell disa fakte, që ndoshta nuk i keni ditur.

Smartphone i parë

Kështu dukej smartphone i parë. Nokia 900 komunikato ofron njësi si një kompjuter, një software zyre, një shfletues web-i dhe një funksion faksi. Ai doli më 15 gusht 1996 në shitje dhe kushtonte të paktën 800 dollarë (me kontratë), pra rreth 715 euro.

Më i lehtë dhe më i vogël, por gjithnjë e më i fuqishëm

Telefonat modern smar kanë rënë mjaft nga pesha. Por që ata janë më të lehtë dhe të hollë kjo nuk do të thotë që ata kanë më pak funksione. Përkundrazi: një model aktual ka më shumë kapacitet informativ sesa ato kompjutera, me ndihmën e të cilëve Apollo 11 u nis për në Hënë.

Telefonat smart shpëtuan pyjet tropikale

Aplikacionet për të gjitha rrethanat sigurojnë që përdoruesit e smartphone-ve të mos mërziten. Disa nga këto aplikacione janë gjithashtu të dobishme: Në Indonezi telefonat smart shpëtojnë pyjet tropikale, ku me ndihmën e një softwar-i dallohen zhurmat e sharrës elektrike me zinxhir: në rast të prerjeve ilegale, çlirohet automatikisht një alarm.

Telefoni si meteorolog

Studiuesit e grupit të rrjetit Open Signal kanë zbuluar se sensorët që janë të bazuar në Android të smartphone-ve masin temperaturën e baterisë, shkëlqimin dhe presionin atmosferik, gjithashtu ofrojnë informacione mjaft të sakta për motin. Sa e përshtatshme! Tani kompjuterët e xhepit bëjnë edhe parashkimin e motit.

Çdo gjë që përmban urina…

Shkencëtarët anglezë kanë zhvilluar një gjenerator me lëndë djegëse që „në një vizitë të vetme në tualet“, siç thuhet indirekt, mund të gjenerojë energji për smartphone-t. Bakteret e shndërrojnë lëngun në energji elektrike. Rreth 100.000 britanikë janë tashmë në rrugën e duhur: aq sa shumë telefonues e zhysin çdo vit smartphonin e tyre në tualet.

Në pushime kutia magjike mund të kushtojë shtrenjtë

Celine Aarons nga Florida jugore para disa viteve bëri bujë kur ajo e theu rekordin botëror ende të vlefshëm për faturat e telefonit celular: Ajo kishte për të paguar 201.000 Dollarë amerikanë, pra rreth 180.000 Euro. Arsyeja: Gjatë një pushimi në Kanada ajo kishte përdorur me zell telefonin për të shkruajtur mesazhe. Oh, këto tarifat e roaming!

Dhe çdo ditë po bëhen më shumë e më shumë dhe jo vetëm…

Gati dy miliardë përdorues të smartphone-ve ka aktualisht në botë dhe numri i tyre është në rritje në mënyrë konstante dhe me sa duket të pandalshme. Në tremujorin e parë të vitit 2016, janë shitur 349 milionë telefonë të rinj, pothuajse katër për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fituesi aktual është Samsung Galaxy S 7, pak para iPhone 6s dhe 6s plus nga Apple. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...