21 Gusht 2016 - 14:49
Këtë e ka “konfirmuar” analisti i teknologjisë, Xiang Ligang, përmes një postimi në rrjetin social kinez Wiebo, transmeton Koha.net. Postimit të tij ia ka bashkangjitur edhe një fotografi në të cilën nuk shihet pamja e tërësishme e telefonit të ri, i cili quhet “NOVA”.
“Huawei së shpejti me brend të ri të telefonave vetëm për femra, NOVA, IFA 2016 – Telefoni së pari do të takohet me ju”, shkruan në postimin e Ligangut.
Duke parë fotografinë e bashkangjitur të NOVA-s, ajo zbulon pjesën anësore të telefonit në të cilën gjendet butoni i madh fizik për kontrollimin e zërit, trupin prej metali si dhe ngjyrën prej ari.
Para Huaweit, brendet e tjera si Oppo tashmë kanë seri të smartfonëve të dedikuar vetëm për femra, Oppo Fashion apo seria F.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...