Facebook lanson rrjetin social vetëm për të rinj

20 Gusht 2016 - 18:09      

Një gjë është e sigurt se “popullsia” e Facebook-ut po plaket. Kanë kaluar kohët kur ky rrjet social ka qenë vend-takim për të rinjtë pasi që 16 vjeçarët e atëhershëm, tash janë mbi të njëzetat.

Por kjo nuk do të thotë se Facebook-u po heq dorë nga të rinjtë e sotshëm. Në të vërtetë, për të rikthyer atë që dikur e kishte me të rinjtë, kompania sapo ka lansuar një rrjet social që lejon anëtarësim e personave vetëm deri në 21 vjet.

Shërbimi i ri, i quajtur Lifestage, nuk është i ndërtuar vetëm për të rinjtë, ndonëse u zhvillua nga një 19 vjeçar i quajtur Michael Sayman.

Sayman, i cili kishte nisur të merrej me kodim nga mosha 13 vjeçare, pasi zhvilloi aplikacionin 4Snaps, i lindi ideja për Lifestage, për të cilin ka rreth 2 vjet që ka punuar.

Këtë aplikacion mund ta shkarkojë kushdo, por ata që janë mbi moshën 21 vjeçe do të munden vetëm të ju shohin profilin tuaj. Aplikacioni është i ndërtuar për nxënës të shkollave të mesme që të ndërveprojnë me shokët e shoqet e klasës. Aplikacioni gjithashtu është i krijuar për t’i mbajtur të sigurt të rinjtë; me vetëm një lëvizje mund të bllokoni dhe raportoni personat që provojnë të bisedojnë me të rinjtë në rrjet në mënyrë të pahijshme, transmeton Koha.net.

Lifestage ju kërkon të dhënat, si, çfarë pëlqeni dhe kush është shoku juaj më i mirë, por, në vend se t’i mbushni këto informata me tekst, ju duhet ta incizoni një video e cila më pas paraqitet në profilin tuaj e të cilin miqtë tuaj mund ta shohin.

Aplikacioni aktualisht është në dispozicion vetëm për iOS, e që në një të ardhme pritet të arrijë edhe për përdoruesit e Androidit.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...