Kombëtarja shqiptare pjesë e video-lojës FIFA 17

19 Gusht 2016 - 21:54      

Kombëtarja shqiptare pritet të përfshihet në video-lojën e re të EA Sports, FIFA 15.

Kompania EA ka filluar promovimin e FIFA 17 dhe siç raportohet ekipi kuqezi do të jetë në mesin e përfaqësuesve që përdoruesit do t’i kenë në dispozicion për lojëra.

Sivjet në FIFA 17 do të shtohen 11 ekipe të reja kombëtare pasi kompania EA ka fituar të drejtat me federatat e futbollit, raporton Koha.net.

Shqipëria në FIFA 17 do të ketë një ekip me përvojë, sidomos në mbrojtje. Ylli i ekipit në video-lojë pritet të jetë Elseid Hysaj, i cili vlerësohet se posedon shpejtësi të madhe.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...