Britania teston me sukses anijen më të madhe fluturuese

18 Gusht 2016 - 09:25      

Anija më e madhe fluturuese në botë e ka realizuar fluturimin e parë më 17 gusht derisa është duartrokitur nga të pranishmit.

“Airlander 10” i gjatë mbi 92 metra është hibrid unik i teknologjive të disa mjeteve të fluturimit, përfshirë të helikopterit dhe aeroplanit të zakonshëm.

Ajo, siç transmeton rel, fluturon duke shfrytëzuar gaz heliumi.

Fluturimi i parë dhe i shkurtër i këtij aeroplani ndodhë 85 vjet pas përpjekjes së një anije tjetër fluturimi e cila ishte nisur nga i njëjti vend në Britani në tetorin e vitit 1930. Anija fluturuese ishte rrëzuar në Francë duke marrë jetën e 48 personave.

Anija fluturuese e zhvilluar fillimisht për ushtrinë amerikane si mjet vëzhgimi, “Airlander” ka mundësi të përdoret nga sektori komercial p.sh. për fluturimin e mallrave.

Kompania që e ka ndërtuar atë, “Hybrid Air Vehicles” ka thënë se “Airlander” mund të arrij lartësinë prej mbi 1800 metrave dhe mund të arrij shpejtësi deri në gati 150 kilometra për orë.

Aseti më i madh i saj mund të jetë që ndryshe nga aeroplanet e zakonshëm, “Airlander” mund të fluturojnë mbi dy javë pa pasur nevojë për ekuipazh.

“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm britanik” ka thënë shefi ekzekutiv Stephen McGlennan.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...