Kina dërgon në hapësirë një satelit “kuantik”, i pari në botë

16 Gusht 2016 - 15:20      

Kina ka kryer sot për herë të parë në botë lëshimin e një sateliti me ndërlidhje kuantike, njoftoi një media shtetërore, një zbulim i madh teknologjik për Pekinin që aspiron të ndërtojë një sistem të pacënueshëm në komunikimet e koduara.

Lëshimi u krye rreth orës 01:40 sipas orës lokale (të hënën 17:40 GMT) në shkretëtirën e Gobit (veri)”, bëri të ditur agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua, në një moment ku SHBA-ja, Japonia dhe shtete të tjera synojnë gjithashtu të kenë akses në këtë teknologji progresiste.

Kina ka investuar burime të mëdha financiare në këtë maratonë të teknologjisë, një prej investimeve të shumta të Pekinit në kërkimet e avancuara shkencore, të shfrytëzimit minerar të asteroideve në manipulimet gjenetike.

Sateliti i quajtur Mozi për nder të një filozofi kinez të shekullit të 5-të para Krishtit do të përdoret për të demonstruar avantazhet e teknologjisë kuantike në fushën e komunikimit në distancë të gjatë.

Në ndryshim nga metodat konvencionale të transmetimit të sigurt, sistemi përdor fotone (grimcë themelore e fushës elektromagnetike për të dërguar fjalë kyçe të koduara mëse të nevojshme për deshifrimin e informacionit.

“Të dhënat e ruajtuara në këto fotone e kanë të pamundur për të interceptuar gjithçka, çdo përpjekje për të kryer përgjime do të shkaktonte vetëshkatërrimin e tyre”, konfirmon Hsinhua.. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...