Twitteri aktivizon ‘Night Mode’ edhe për iOS

15 Gusht 2016 - 18:14      

Një muaj pasi Twitter njoftoi se do të bënte më të lehtë funksionimin për përdoruesit e sistemit Android gjatë natës duke ofruar versionin ‘Night Mode’, raportohet se një përditësim do të vijë edhe te pajisjet e Apple-it.

Në versionin beta të publikuar të sistemit të ri operativ iOS shihet edhe ‘Night Mode’ që do të funksionojë ngjashëm me atë në Android.

Në ‘Night Mode’, Twitteri ofron skemë me ngjyrë të kaltër dhe jo të shndritshme si ajo e kaluara.

Edhe pse akoma nuk është zyrtarizuar kur do të lansohet ky version, pritet që ndryshimi të përfshihet brenda një përditësimi të madh të sistemit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...