“Konfirmohet” data e zbulimit të smartfonit të ri të Meizu

15 Gusht 2016 - 11:02      

Duket se smartfoni i ri i kompanisë Meizu do të vjen muajin e ardhshëm.

Në internet ka rrjedhur një fotografi e cila përmban mbishkrimin “Pro than Pro” dhe në të shkruan edhe data e zbulimit të këtij smartfoni të ri, 3 shtator, raporton GSM, transmeton Koha.net.

Të kujtojmë, kohëve të fundit në uebfaqen e njohur AnTuTu është parë telefoni i avancuar i Meizu i quajtur Meizu_m96, për të cilin thuhet se do të ketë procesorin Exynos 8890. AnTuTu ka zbuluar po ashtu se ky telefon do të vjen edhe me 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, ekran QHD, kamerën kryesore prej 12 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, si dhe se do të punojë me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow.

Tani, duke pasur parasysh këtë fotografi po ashtu tregohet se ylli i ngjarjes më 3 shtator do të jetë një smartfon i avancuar, gjë që është e mundshme që ky smartfon të jetë Meizu_m96.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...