14 Gusht 2016 - 10:34
Muajin a kaluar @evleaks ka theksuar se Desire 10 do të vjen në një të ardhme të afërt dhe ka postuar një fotografi të këtij telefoni.

Tani thuhet HTC do të lansojë dy telefona të rinj, Desire 10 Pro dhe Desire 10 Lifestyle, diku në fund të shtatorit, transmeton Koha.net. I pari do të jetë modeli me teknologji të fundit, por fatkeqësisht nuk ka detaje më të hollësishme rreth specifikave. Në anën tjetër, pak a shumë janë zbuluar specifikat kyçe të Desire 10 Lifestyle.
Pritet që Desire 10 Lifestyle të vjen me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 720 megapikselë, kamerë kryesore prej 13 megapikselë me blic LED dhe atë të përparme prej 5 megapikselë. Në dispozicion do të jenë dy versione të memories: 2 gigabajt RAM me 16 gigabajt memorie të brendshme dhe 3 gigabajt RAM me 32 gigabajt memorie të brendshme.
Gjithashtu, Desire 10 Lifestyle do të ketë vjen me altoparlantët stereo BoomSound Hi-Fi Edition, audio sistemin24-bit, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow. Ndërkaq sa i përket procesorit, Desire 10 Lifestyle do të ketë procesor të Qualcommit me katër bërthama.
Desire 10 Pro dhe Desire 10 Lifestyle janë të destinuar për të kompletuar serinë e teknologjisë së fundit HTC 10 në portofolion e kompanisë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...