Rrjedhin specifikat e Samsung Z2

10 Gusht 2016 - 13:53      

Samsung thuhet se do të lansojë smartfonin Z2 gjatë javëve të ardhshme, ndërsa deri më tani ka pasur shumë spekulime mbi të, transmeton koha.net.

Së fundmi janë publikuar disa nga specifikat e Samsung Z2 që janë zbuluar në internet, duke zbuluar se çfarë mund të presim nga ky smartfon kur të lansohet.

Sipas spekulimeve të fundit, Samsung Z2 do të ketë ekranin 3.97 inç me rezolucion 800x480 LCD, procesorin 1.5GHz, RAM do të ketë 1GB ndërsa hapësirë memorike të integruar 8GB.
Kamerën për foto e video do ta ketë 5MP VGA, ndërsa baterinë 1,500 mAh.

Ky smartfon do të përkrah lidhjet si LTE, GPS, Bluetooth 4.0, USB 2.0 dhe Wi-Fi 802.11 b/g/n.
Ky telefon pritet të kushtojë rreth 67 dollarë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...