3 Gusht 2016 - 12:56
Telefoni i Clearit ishte në xhepin e pasmë në momentin kur kishte eksploduar.
“Unë e pash që filloi të dilte tym nga xhepi im. Unë u shtanga plotësisht dhe nuk e dija se çfarë po ndodhte, ku papritur ndjeva edhe një dhembje të madhe nga djegia e këmbës”, tha ai për Sydney Morning Hearld.
Eksplodimi i iPhonit i ka shkaktuar atij djegie të shkallës së tretë në këmbën e djathtë.
Ai që nga atëherë është duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter për të tërhequr vëmendjen njerëzve për rrezikun që i kanoset nga bateritë me litium, të cilat mund të eksplodojnë nga mbi nxehësia apo lidhjet e shkurta.
Sipas konsulentit të sigurisë së baterive Dan Dougty, bateritë me litium dështojnë rreth 1 në 10 milionë.
Por me prodhimin e rreth 6 miliardë baterive në vit me litium, do të thotë se ndodhin rreth 600 dështime e shpërthime të këtyre baterive në vit.
@tim_cook @AppleNewsAU @AppleNewsUK iPhone exploded in back pocket after bike fall. Skin graft surgery required pic.twitter.com/QG26cuLYXH
— Gareth Clear (@gareth_clear) July 31, 2016
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...