Android tani do t’ju lajmërojë menjëherë kur llogaria juaj në Google hapet në ndonjë pajisje të re

2 Gusht 2016 - 14:54      

Google ka lansuar një tipar të ri për në Android, për të mbajtur më të sigurt përdoruesit e saj, transmeton koha.net.

Google edhe më parë ka ofruar një njoftim për shërbimin e saj gmail, kur dikush kyçet në këtë llogari në pajisje të reja, ku nuk është hapur më parë email. Por pasi njerëzit zakonisht injorojnë emalit, gjiganti teknologjik tani dërgon një njoftim në ekrane të pajisjeve me Andorid, duke ofruar aty një mundësi për ta ndërruar fjalëkalimin menjëherë, para se të kyçet ndokush tjetër.

Edhe pse është një ndryshim i vogël, kompania e Google beson se njerëzit u kushtojnë 4 herë më shumë vëmendje njoftimeve që u vijnë në pajisjet e tyre, sesa njoftimeve në email.

Për këtë ata kanë bërë këtë tipar, i cili do t’ju njoftojë menjëherë kur llogaria juaj hapet në ndonjë pajisje tjetër, në pajisjen tuaj me Android.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...