31 Korrik 2016 - 18:14
Kompania e sigurisë kibernetike “Bastille” e ka quajtur kërcënimin “KeySniffer” për të cilin thotë se hakerët mund të rrezikojë tastierat e tetë prodhuesve të ndryshëm deri në 70 metra distancë.
Sipas hulumtuesve, ky kërcënim i mundëson hakerëve të marrin informata të rëndësishme si numrat dhe të dhënat e llogarive bankare, fjalëkalime të ndryshme dhe gjithçka që është shkruar në dokumente apo e-maila.
“Kur ne blejmë një tastierë pa kabllo, me arsye presim që prodhuesi të ketë dizajnuar dhe të ketë krijuar siguri në bërthamë të produktit. Fatkeqësisht kemi testuar tastierat nga 12 prodhues dhe jemi zhgënjyer sepse kemi gjetur se tetë prodhues ishin në dyshim nga hakimi ‘KeySniffer’”, ka thënë anëtari i “Bastille”, Marc Newlin.
Prodhuesit që dyshohet se kanë këtë rrezik janë: Hewlett-Packard, Toshiba, Kensington, Insignia, Radio Shack, Anker, General Electric dhe EagleTec.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...