Zbulohen imazhi dhe specifikat e Lenovo Vibe P2

30 Korrik 2016 - 22:09      

GSMArena ka publikuar pamjet e para të telefonit të ri të Lenovos, Vibe P2.

Përkrah imazheve të publikuara ajo tregon edhe specifikat e Vibe P2, i cili ka ekran me madhësi 5.5 inç me 1080p AMOLED, transmeton Koha.net. Ai ka rezolucion 1080 x 1920 piksela.

Ai do të jetë metalik, kurse do të ketë xham të lakuar 2.5D në krye të ekranit. Përveç kësaj ai është 8.5 mm i hollë, 1.4 mm më i hollë se paraardhësi P1, por ka baterinë e njëjtë me 5,000 mAh.

Procesori i Vibe P2 është Qualcomm Snapdragon 625 SoC (me 2 GHz octa-core Cortex-A53 CPU). Ai ka RAM 4GB, kurse do të ketë sistemin operativ Android 6.0.1 Marshmallow.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...