Mark Zuckerberg për vetëm një orë fitoi një shumë marramendëse

29 Korrik 2016 - 10:49      

Shefi i Facebook Mark Zuckerberg ka fituar një shumë prej 3.4 miliardë dollarë për vetëm një orë, pasi rrjeti gjigant social shpalosi rritjen masive në tre muajt e fundit, transmeton koha.net.

Rritja e rrjeteve sociale në pronësi të Facebook, si Facebook Mesenxher, WhatsApp, e Instagram ka bërë që ai të fitojnë 3.04 miliardë euro për vetëm një orë.

Rritja e fitimeve të rij ka bërë që kompania e tij të vlejë neto prej 56.7 miliardë dollarë (51.1 miliardë euro), sipas Mirror.
Çmimi i aksioneve të Facebook u rrit për 6.5 për qind për vetëm një orë, dje rreth orës 5.

32 vjeçari bëhet personi më i ri e më i pasur në top dhjetyshen e njerëzve më të pasur në botë, me kompaninë e tij e cila është rritur për 223 për qind që nga lansimi.

Por, ngjashëm sikurse edhe njerëzit e tjerë, në top dhjetshen e më të pasurve të botës, ka pasurin të bërë me vetëm një kompani, e cila sikurse edhe të tjerat, mund të humb e fitoj miliarda dollarë në vetëm pak mitura, pas publikimit të raporteve të tremujorëve apo lajmeve të kompanive rivale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...