Perandoria sociale e Zuckerbergut

29 Korrik 2016 - 10:18      

Që kur krijoi Facebook, Mark Zuckerberg nisi të zgjerojë perandorinë e vet të rrjeteve sociale duke blerë rivalët potencialë dhe sot me të drejtë është personi që qëndron në krye të aplikacioneve më të përdorur kudo në botë.

Dhe duke lënë mënjanë modestinë, vetë Zuckerberg publikoi të dhënat mujore të Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp.

Sipas këtyre të dhënave, 1.7 miliard njerëz përdorin të paktën një herë në muaj Facebook, 1 miliardë Messenger, 500 milionë Instagramin dhe 1 miliardë WhatsApp.

Shifrat janë marramendëse dhe sipas analistëve zënë thuajse 90 për qind të tregut të këtij llojit duke bërë që rivalët të duken tejet të vegjël përballë Zuckerbergut, transmeton TCH.

Vetë ky i fundit, për të ilustruar më mirë zgjerimin e perandorisë së tij ka sjellë një fakt interesant.

“Fakt: numri i personave që sot përdorin Facebook është i barabartë me popullsinë e gjithë globit tonë një shekull më parë”, shkruan ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...