15 Shkurt 2017 - 20:27
Ky model pritet të rivalizojë atë të Teslas, Model 3, ndërsa do të qëndrojë në mes të modeleve të Serisë 3 dhe Serisë 5 të BMW.
Anëtari i bordit të BMW në një intervistë për AutoExpress ka thënë: Me daljen e dizajnit final, ju mund të shihni se do të jetë veturë më e madhe e jo e vogël ashtu siç janë të tjerat elektrike, dhe mund të shihet se do të ketë gjeneratën e ardhshme të baterive, transmeton koha.net.
“Me prodhimin e produkteve ‘i’ ne kemi krijuar ikona të reja, kështu që ne jemi duke i shtyrë ato përpara”.
“Ne do të shohim atë se çfarë besojmë se do të jetë vetura e parë me aftësi të plota autonome”, ka shtuar Robertson.
BMW tani për tani ka gamën më të madhe të veturave me plug-in hibrid në dispozicion.
Prodhuesi gjerman i veturave tashmë ka shitur mbi 100 mijë vetura elektrike në të gjithë botën, ndërsa ka për synim shitjen edhe të 100 mijë veturave të tjera gjatë vitit 2017.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...