14 Shkurt 2017 - 10:31
Drejtoria për Inspektim dhe Karantinë e Kinës, njoftoi se tërheqja e automjeteve të BMW-së e cila do të fillojë më 9 tetor do të bëhet për shkak të defektit të “airbag”-ut, transmeton AA.
Bëhet e ditur se tërheqja përfshin 41.685 automjete nga modele të ndryshme të prodhuara nga data 2 shkurt deri më 22 nëntor të vitit 2012. Sipas deklaratës, gjatë fryerjes së “airbag”-ut, paraqitet rreziku për defekt në pedalin e gazit.
Gjithashtu thuhet se ndërrimi i pjesëve që kanë defekte do të bëhet falas.
BMW, edhe nëntor të vitit të kaluar, pati deklaruar se do të tërheqë 193.611 automjete për shkak të defektit të njëjtë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...