10 Shkurt 2017 - 22:45
Henrik Green nga Volvo, ka konfirmuar për “Autocar” se modeli XC40 do të debutojë në vjeshtën e këtij viti. Modeli do të jetë i ngjashëm me serinë e tanishme XC90, por do të jetë më agresiv dhe do të duket më modern.
XC40 do të jetë vetura e parë që do të përdorë teknologjinë “Compact Modular Architecture” të Volvos.
Modelet e serisë 40 do të kenë fuqinë nga motori “turbocharged” me katër dhe tre cilindra. Volvo do ta ofrojë edhe versionin hibrid, i cili do të ketë motorin e kombinuar 1.5-litra me katër cilindra me një motor elektrik me shtatë shpejtësi.
Volvo do të jetë shumë e zënë me prezantimin e gjeneratës së re XC60, njëri prej modeleve më të suksesshme të kompanisë suedeze në Europë, Kinë dhe Amerikë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...