Audi RS3 i ri me performanca të fuqishme [foto]

10 Shkurt 2017 - 18:46      

Audi në shtatorin e vitit të kaluar prezantoi në Paris serinë e re të modelit RS3 duke paralajmëruar se vetura e re do të jetë më shumë sportive.

Bazuar në detajet e fundit të A3, RS3 Sportback ka fituar më shumë fuqi sesa paraardhësi i tij. Kjo seri ka dizajn më të veçantë sesa i mëparshmi.

Audi ka punuar shumë që modeli të jetë më i fuqishëm. Seria e re do të ketë motor 2.5 litra me pesë cilindra, që ia mundësojnë veturës të ketë 395 kuajfuqi. 33 kuajfuqi i janë shtuar shkaku i lehtësimit të motorit për 26 kilogramë sesa paraardhësi.

Motori i Audi-së së re mund të krahasohet me atë të Mercedes-AMG A 45. Modeli RS3 shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.1 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 220 kmh.

Porositë për RS3 Sportback pritet të fillojnë në verë ndërsa dërgesat e para janë parashikuar për muajin gusht të këtij viti. Çmimet në Europë për këtë veturë do të fillojnë nga 50 mijë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...