8 Shkurt 2017 - 12:27
Prodhuesit e veturave shpesh ruajnë versionet më të fuqishme të modeleve të tyre për në fund të prodhimit, dhe këtë lloj strategjie po e përdorë edhe Jeep i cili ka prezantuar Wrangler Rubicon Recon, version më i fuqishëm nga modelet Off-Road, transmeton Koha.net. Ky version i ri është i fundit i kësaj gjenerate në largim, ndërsa gjenerata e ardhshme do të arrijë në vitin 2018.
Rubicon Recon vjen me një sërë komponentësh karakteristike nga veturat Off-Road, si dhe me disa përmirësime. Duhet theksuar edhe rrotat Granite Crystal me diametër prej 17-inç e me goma BF Goodrich.
Versioni i ri i Jeep Wrangler, po ashtu, vjen me motor 3.6-litër V6 në kombinim me marshin manual me gjashtë shpejtësi, ndërsa marshi automatik me pesë shpejtësi mund të merret me një pagesë shtesë.
Ulëset e këtij versioni të ri të Wranglerit janë të veshura me lëkurë të zezë dhe janë me ngrohje, ndërsa në interier gjenden rripat e sigurimit me ngjyrë të kuqe si dhe tepihët me logon e Jeepit. Shoferi, në dispozicion ka edhe një ekran i cili ofron informacione të ndryshme.
Çmimi i këtij Wrangleri me tre dyer kushton rreth 40 mijë dollarë, ndërsa modeli Wrangler Unlimited me pesë dyer rreth 43 mijë dollarë.
Gjenerata e re e Wranglerit pritet të debutojë në nëntor të këtij viti, ndërsa shitjet e tij pritet të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...