7 Shkurt 2017 - 15:29
Forma unike e këtij koncepti thekson qëndrimin dinamik të një SUV-i, linjat e aerodinamikës me ngjyra që tërheqin vëmendjen, transmeton Koha.net. Kabina e C-Aircross Concept me elemente moderne dhe e pajisur me teknologjinë e avancuar, e cila shoferit ia lehtëson vozitjen, paraqet një hap të ri në zhvillimin e programit Citroen Advanced Comfort ®.
Premiera botërore e C-Aircross Concept, me të cilën Citroen njofton globalisht hyrjen në segmentin e SUV-ëve kompakt, do të mbahet më 7 mars në panairin e veturave në Gjenevë.
Citroen, po ashtu, botës ia ka paraqitur një koncept të fuqishëm. Koncepti C-Aircross, vizion i SUV-ëve kompakt të Citroenit, paraqet një fazë të re të strategjisë së prodhimit. Identiteti i këtij koncepti bazohet në modeli e ri C3.
Për më tepër shikoni fotografitë dhe videon më poshtë se si do të duket koncepti i ri C-Aircross.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...