3 Shkurt 2017 - 22:22
Modeli i ri Mk7 Golf ofrohet me motorët 1.6-litra dhe 2.0-litra me 4 cilindra. Por gjatë lansimit të modelit të ri, shefi i Volkswagenit, Herbert Diess ka njoftuar se e ardhmja e motorëve të vegjël diesel është e paqartë për shkak të rritjes së kostos për teknologjinë.
“Golfi i ardhshëm – Mk4 – do të na drejtojë drejt veturave elektrike me 48-volt”, ka thënë Diess. “Mendoj se do të zëvendësojmë me këtë teknologji disa motor diesel. Veturat e reja do të jenë micro-hibride. Ato do të kenë perfomanca të ngjashme”.
Mk8 Golf pritet të debutojë në vitin 2020. Kjo veturë do të bazohet në platformën ekzistuese MQB, por do të jetë vetura e parë e VW-së që do të ketë teknologjinë me 48 volt. Kjo teknologji tashmë është prezantuar te modelet Premium siç janë Audi Q7 dhe Bentley Bentayaga.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...