1 Shkurt 2017 - 17:15
Dy kompanitë kanë njoftuar partneritetin strategjik për gjeneratën e re të motorëve me djegie me qëllim që të krijojnë fuqi më të madhe se ndonjëherë më parë.
Motorët e rinj, përpos që do të kenë fuqi më të madhe, po ashtu do të lirojnë më pak dyoksid karboni.
Dy kompanitë kanë bashkuar forcat edhe me katër kompani të tjera për të prodhimin e teknologjisë së re.
“Ky është projekt që do të forcojë të gjithë partnerët. McLaren Automotive ka reputacion të jashtëzakonshëm për ndërtimin e motorëve më të mirë në botë... do të vazhdojmë pafundësisht të dizajnojmë dhe të ndërtojmë motorët tanë dhe përfitimet nga ky projekt na mësojnë të ecim më shpejt drejt gjeneratës së re”, ka deklaruar shefi i McLarenit, Mike Flewitt, raporton Motor1, transmeton Koha.net.
Tashmë dihet se McLareni është duke punuar në krijimin e një superautomobili, pasardhës të F1. Kjo veturë pritet të vijë në vitin 2019 dhe do të ketë motor me 750 kuajfuqi e do të jetë i limituar në vetëm 106 njësi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...