1 Shkurt 2017 - 13:38
Në mesin e versioneve të reja të cilat Opel është duke i përgatitur është edhe versioni OPC, i cili pritet të arrijë në shtator të këtij viti në panairin e veturave në Frankfurt.
Duket se Astra e re nuk do të jetë në dispozicion me tre dyer, ndërsa versioni i ri OPC do të jetë në formë të hatchbackut me pesë dyer dhe pamja e mundshme e këtij versioni është paraqitur në këto fotografi të cilat i shohim.
Tani për tani, thuhet se Astra OPC e re do të ketë motor benzinë 1.6-litër Turbo me katër cilindra e rreth 300 kuajfuqi, si përgjigje ndaj modelit të Volkswagenit, Golf R, transmeton Koha.net. Megjithatë, ky version i ri i Astras nuk do të ketë sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat.
Astra OPC e re, po ashtu, thuhet se mund të ketë amortizatorë të modifikuar, frenat Brembo, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, rrotat e reja nga alumini, si dhe interier të modifikuar me ulëse sportive.
Gjithashtu, raportohet se versioni i ri i Astras mund të jetë më i lehtë për 120 deri 200 kilogramë në krahasim me modelin e gjeneratës së kaluar, dhe pritet që përshpejtimin deri në 100 kilometra në orë ta ketë më të mirë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...