1 Shkurt 2017 - 09:57
Kreu i Rolls-Royce Motor Cars, Torsten Müller-Ötvös, me këtë rast, ndër të tjera, ka thënë se secili model me emër Phantom për 90 vjetët e fundit ka rivendosur standarde të reja sipas të cilave është vlerësuar luks i mirë.
Gjenerata aktuale, e 7-ta, e Phantom ka filluar të prodhohet në vitin 2003, në fabrikën Goodwood në Britani të Madhe, dhe përveç tjerash vëmendje të veçantë te ky model ka tërhequr motori i tij 6.75-litër V12, transmeton Koha.net.
Vetura e fundit e prodhuar e Phantom VII është ndërtuar sipas porosisë së një koleksionisti të veturave të Rolls-Roycet. Ky model i fundit është në version me boshtin e rrotave më të zgjeruar, eksterier me ngjyrë të kaltër Velvet, pjesët anësore të veturave me motive detare, interier me lëkurë me ngjyrë të kaltër Powder, etj. Po ashtu, ky model do të vijë me shasinë nga alumini.
Rolls-Royce Phantom VII i fundit tashmë është në zhvillim e sipër dhe pritet të jetë i gatshëm për vitin 2018.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...