Së shpejti në shitje motoçikleta dikur më e shpejtë në botë me motor V8 [foto]

29 Janar 2017 - 14:55      

Shtëpia e ankandit Bonham’s së shpejti do të ofrojë në ankand, në Las Vegas, motoçikletën me motor V8.

Fjala është për motoçikletën e vitit 1971, EJ Potter Chevrolet V8 Widowmaker 7, i cili jo vetëm që ka huazuar shumë të teknologji nga bota e veturave, por ka huazuar edhe motorin e tyre.

Widowmaker 7 është punuar nga E.J. Potter, i cili gjatë viteve ’60-ta ka filluar procesin e vendosjes së motorit V8 të Chevroletit në një kornizë motoçiklete.

Motori i parë i cili është përdorur ishte me kapacitet prej 4,600 cc dhe me kohë janë zhvilluar dhe ndërtuar më shumë motorë të tillë, transmeton Koha.net. Motoçikleta të cilën e shohim në këto fotografi ka motor V8 me kapacitet prej 5,700 cc, cilindrat Brodix dhe sistemin e injektimit të karburantit, Hilborn.

Kjo motoçikletë ka pasur kapacitet edhe prej 500 kuajfuqi dhe në vitin 1973 ka hyrë në Librin e Guinnessit si motoçikleta më e shpejtë në botë.

Për herë të fundit kjo motoçikletë është vozitur në vitin 1999 dhe personi i fundit të cilën e ka vozitur ishte vet Potrrei. Ky entuziast i motoçikletave ka ndërruar jetë në vitin 2012.

Siç raporton Bonham’s, pritet që kjo motoçikletë të fillojë të shitet mes 60,800 deri 79,500 euro.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...