28 Janar 2017 - 10:32
Pagani Huayra Rodster super sportiv ka shumë kohë që është duke u zhvilluar, ndërsa tani kjo kompani ka konfirmuar se ai do të zbulohet në panairin e veturave në Gjenevë.
Fotografitë e reja të postuara nga kompania, shfaqin për herë të parë pamjen e plotë të tij.
Ai si duket do të ketë tavanin i cili mund të hiqet manualisht, ngjashëm sikurse Zonda Roadster.
Motorin nën kafano duket se do ta ketë të njëjtin, të Mercedes V12 twin-turbocharged, i cili prodhon 720 kuaj fuqi. Kjo bënë që vetura të arrijë shpejtësinë maksimale 362 kilometra në orë.
Karakteristikat e tjera Pagani nuk i ka zbuluar, ndërsa pritet që këtë ta bëjë në panairin e Gjenevës.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...