26 Janar 2017 - 10:08
Ndryshimet nga jashtë në Octavian e re janë të fokusuara nga para, të cilës i kanë shtuar fytyrën familjare të re të ngjashme me Skoda Kodiaq, dhe mbrojtësin nga para më të ulët.
Motorët që do të ofrohen me Skoda Octavian e re janë, 1.0 litërsh turbo me benzinë që prodhon 114 kuaj fuqi, 1.4 litërsh turbo me benzinë që prodhon 148 kuaj fuqi, ndërsa ata me naftë janë 1.6 dhe 2.0 litërsh që ofrojnë të njëjtat kuaj fuqi sikurse ata me benzinë, transmeton koha.net.
Vetura sportive vRS do të jetë 2.0 litërsh TDI me katër cilindra dhe me të gjitha rrotat aktive 4x4 turbocharged i cili prodhon 227 kuaj fuqi.
Interieri ka ndryshime të mëdha duke i shtuar sistemin e ri teknologjik, i cili ka disa ekrane me prekje e edhe sistemin e ri të navigacionit.
Çmimi për Skoda Octavia 1.0 është 21 mijë euro ndërsa me naftë 24 mijë euro, e ai sportiv vRS për 30 mijë euro.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...