25 Janar 2017 - 15:50
Njëra nga ato, Mercedes-Benz 600 Pullman Laundalet, është duke u shitur nëpërmjet shtëpisë së ankandit Tom Hartley JNR, transmeton koha.net.
Ndoshta njëra nga veturat më të paharrueshme është Mercedes 600, ku më tërheqëse ishte në version kabrio ose Laundalet, transmeton Koha.net. Ky model ishte shembull për modelet tjera të cilat pjesërisht kishin të mbuluar çatinë me pëlhurë, shkruan revista Auto.
Nga gjithsej 59, dy vetura të tilla ishin blerë nga Jugosllavia. Ajo që është shumë interesante, është se kjo veturë i takon një grupi të rrallë prej vetëm nëntë Landaulet të ndërtuar ndonjëherë me nga gjashtë dyer.
Modeli që aktualisht është në ankand u shit në vitin 1989. Ai është prodhuar në vitin 1971, dhe në periudhën pas vdekjes së Titos, ajo është shitur përdorur në Brioni për transportin e mysafirëve shumë të rëndësishëm nga aeroporti Pula për në rezidencë.
Sipas revistës Auto, kopja e Mercedes 600, me numër serik 001854, iu shit një blerësi të huaj dhe që atëherë ka ndërruar disa pronarë.
Shtëpia e ankandit Tom Hartley JNR ka marrë përsipër shitjen e këtij modeli dhe sipas disa informacioneve jozyrtare thuhet se çmimi i saj fillestar do të jetë më pak se tre milionë euro.
Ajo ka motor benzinë me kapacitet prej 6,332 cc dhe në total ka të kaluara 27,378 kilometra.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...